Mateo Kovacic do të kompletojë transferimin nga Real Madrid te Chelsea për rreth 50 milionë euro.
Chelsea do të ushtrojë të drejtën për blerjen e Mateo Kovavic nga Real Madrid, i cili është lojtari i vetëm që mund të transferohet këtë verë nga ‘Blutë’, që kanë një ndalesë nga FIFA për dy sezone.
Sipas Gianluca Di Marzio, transferimi i Kovacic do t’i kushtojë Chelsea 50 milionë euro.
25 vjeçari edhe sezonin e kaluar ishte pjesë e Chelsea në huazim, duke regjistruar 32 paraqitje.
Zyrtarizimi i marrëveshjes për transferimin e Kovacic, pritet të publikohet këtë fundjavë.