UEFA e quan fitore

Futboll

UEFA e quan fitore

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 11:35

Milani nuk do të marrë pjesë në Europa League 2019/2020, ndaj UEFA e quan një fitore në emër të Fair Play financiar dhe ka shprehur kënaqësinë e saj që CAS në Lozanë i ka dhënë të drejtë.

Me një komunikatë të gjatë në italisht, qeveria europiane e futbollit ka shpjeguar arsyet që çuan te përjashtimi i Milanit, që e pranoi kërkesën e UEFA-s dhe praktikisht CAS thjesht aprovoi marrëveshjen.

"Dhoma gjykuese e Organit të Kontrollit Financiar për Klubet (CFCB) ka lëshuar një urdhër procedurial që konfirmon përjashtimin e Milanit nga kupat e Europës për sezonin e ardhshëm, për shkak se nuk arriti të realizonte objektivat e vendosur për barazimin e bilancit gjatë periudhës së monitorimit për sezonet 2017/18 dhe 2018/19.

"Më 19 qershor 2018 dhoma gjykuese e CFCB vendosi ta përjashtonte Milanin nga kupat e Europës nëse do kualifikohej në 2 dy sezonet pasardhëse, për shkak se kishte një deficit të përkeqësuar në periudhat 2015, 2016, 2017. Në 20 korrik 2018 CAS konfirmoi se Milani nuk kishte realizuar dot objektivat e barazimit të bilancit, por gjykoi se dënimi ishte i tepruar. CFCB vendosi që dënimi të hynte në fuqi nëse Milani nuk barazonte bilancin deri në 30 qershor 2021 dhe Milani apeloi në CAS kundër këtij vendimi.

"Milani përfundoi në dhomën gjykuese të CFCB edhe në 2019, për parregullsi në bilancin e vitit 2018. Milani sërish apeloi në CAS, ndaj procedimet e dhomës gjykuese u pezulluan më 5 qershor 2019, në pritje të vendimit të CAS.

"Ndërkohë që CAS po shqyrtonte sezonet 2017/2018 e 2018/19 të Milanit, UEFA i kërkoi Milanit të mos merrte pjesë në kompeticionet UEFA për sezonin 2019/2020 dhe Milani e ka pranuar këtë dënim, për shkelje të rregullave.

"Për pasojë, më 28 qershor 2019 CAS lëshoi vendimin që përjashton Milanin nga Europa League. UEFA është e kënaqur që Milani e ka pranuar dhe CAS e ka konfirmuar që mosarritja e barazimit të bilancit nga ana e Milanit duhet të çojë në dënime më të ashpra, diçka që CFCB e kishte vendosur që në fillim të procedimit në ngarkim të Milanit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat