Mitrovicasi që nuk e njeh Kosovën, ia rrasi Malit të Zi! Serbia e shpërblen me pagë marramendëse  

Futboll

Mitrovicasi që nuk e njeh Kosovën, ia rrasi Malit të Zi! Serbia e shpërblen me pagë marramendëse  

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2019 Në ora: 11:55
Mitrovicasi që nuk e njeh Kosovën, ia rrasi Malit të Zi! Serbia e shpërblen me pagë marramendëse  

Serbia si gjithmonë me plane idiote! Planet e tyre janë aq të poshtra sa mundohen shumë herë të krijojnë kaos aty ku i kanë elementet e tyre! 

Elementet e tyre funksionuan te kombëtarja e Malit të Zi në futboll, kur mitrovicasi (disa e quajnë me prejardhje shqiptare e disa mungole) Lubisha Tumbakoviqi,  ndryshe me mbiemër origjinal Tumbaku, po shpërblehet me postin e selektorit të Serbisë. 

Ai me 7 qershor nuk e udhëhoqi Malin e Zi me demek sipas tij, nuk e njeh Kosovën, jo vetëm ai, nuk luajtën edhe serbët Ivaniq e Stojkoviq të Cërvena Zvezdës së Beogradit.

Federata e Futbollit të Malit të Zi në krye me Dejan Saviçeviqin e shkarkuan Tumbakoviqin, sepse u ndien të tradhtuar.
Sipas ‘Sportski Zurnal’, Tumbakoviq më së largu deri të hënën do të zyrtarizohet selektor i ri. 

Ndërkaq, ‘Informer’ shkruan se ai do të ketë një pagë të mirë. 
“Trajneri Lubisha Tumbakoviq (66) do të ketë një pagë prej 300,000 euro në vit në pozicionin e përzgjedhësit serb”, njofton ‘informer’! 

“Ai do të fitojë dy herë më shumë sesa ai në bankën e Malit të Zi, por do të ketë të njëjtën pagë si paraardhësi i tij Mlladen Krstajiq”, thuhet mes të tjera.

“Tumbakoviq do të ketë gjithashtu një bonus nëse Serbia kualifikohet në Kampionatin Europian 2020”, thotë një burim brenda federatës serbe, siç raporton ‘Informer’. 

“Për shembull, Krstajiç kishte një kontratë prej 25,000 euro në muaj si selektor i Serbisë, ose 300,000 euro në vit. Tumbakoviq kishte 150,000 në vit me Malin e Zi, kështu që ai u pajtua që me 300,000 të ulet në stol të Serbisë”, raportohet nga mediat serbe. Fundja, Tumbakoviq po shpërblehet nga Serbia për tradhtinë që ia bëri Malit të Zi. Serbia e shpërblen me pagë marramendëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat