Ky është futbollisti më i shtrenjtë te kampioni i Kosovës

Futboll

Ky është futbollisti më i shtrenjtë te kampioni i Kosovës

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:13
Ky është futbollisti më i shtrenjtë te kampioni i Kosovës

KF Feronikeli është duke vazhduar me suksese në futbollin e Kosovë, por tashmë edhe në atë evropian, shkruan Insporti.

Feronikeli me sukses e kaloi rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve, duke u kualifikuar në rrethin parë në të cilin do të përballet me kampionin e Uellist, The Neë Saints FC.

Trajneri Zekirija Ramadani ka ndërtuar një skuadër të frikshme me futbollistë të kualitet të lartë, siç është top golashënuesi i Superligës, Kastriot Rexha.

Në skuadrën e “Niklit” janë grumbulluar disa futbollistë me cilësi të lartë si Mendurim Hoti, Astrit Fazliu, Përparim Islami, Florian Smakiqi.

Atmosfera e krijuar brenda skuadrës ka bërë që sukseset të mos mungojnë për skuadrën nga Drenasi. Përkundër yjeve të shumtë në këtë skuadër, futbollisti më i shtrenjtë është portieri i talentuar, Florjan Smakiqi.

Kartoni i Smakiqit në tregun e transferimeve kushton 200 mijë euro, gjithnjë sipas “Transfermarkt”, transmeton Insporti.

Sipas këtij vlerësimi të “Transfermarkt” reprezentuesi i Kosovës U-21 është futbollisti më i shtrenjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat