Solskjaer: “Aaron Wan-Bissaka, një nga mbrojtësit më të mirë në Premierligë”

Futboll

Solskjaer: “Aaron Wan-Bissaka, një nga mbrojtësit më të mirë në Premierligë”

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:25
Aaron Wan-Bissaka

Edhe zyrtarisht, Aaron Wan-Bissaka është lojtar i Manchester United. Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me “Djajtë e Kuq”.

Manchester United ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të djathtë, Aaron Wan-Bissaka, nga Crystal Palace. Aaron ka nënshkruar kontratë 5-vjecare me “Djajtë e Kuq” me mundësi vazhdimi edhe për disa vite tjera.Ai vjen nga akademia e Crystal Palace dhe bëri debutimin profesional në shkurt të vitit 2018. 21-vjeçari është zgjedhur lojtari i sezonit nga tifozët dhe shokët e skuadrës.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, ka vetëm fjalë të mira për futbollin më të ri të skuadrës së tij.

“Aaron është një ndër mbrojtësit e ri më të mirë në Premier League. Ai punon, ka talent dhe mentalitet për të luajtur për Manchester United. Është lojtari ideal që kemi kërkuar për skuadrën tonë për të na ndihmuar të shkojmë përpara”, tha Solskjaer.

“Aaron është i ri, lojtar i uritur dhe i etur për të mësuar dhe kjo është më e rëndësishme në moshën e tij. Jam i lumtur që e kemi këtu”.

Aaron, që u ble për 50 milionë funte, bëhet transferimi i dytë i “Djajve të Kuq” këtë verë, pas Daniel James.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat