Milani e kërkon me ngulm

Futboll

Milani e kërkon me ngulm

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 15:02
Milani e kërkon me ngulm

Pas vendimit të UEFA-s për ta dënuar një vit me mospjesëmarrje në Kupat e Evropës, Milani tani ka më shumë mundësi për të ndërhyrë në merkato.

Me dënimin që mori, koha për të rregulluar bilancet, është zgjatur dhe kuqezinjtë nuk do të kenë probleme për të ndërhyrë në merkato. Drejtuesit e Milanit tani janë hedhur në merkato dhe një objektiv i tyre është mesfushori i Realit, Dani Sebajos. Për 22-vjeçarin, italianët janë gati të shpenzojnë deri në 45 milionë euro. Edhe lojtari në një intervistë ka folur për të ardhmen e tij :

“Vitin tjetër unë nuk dua të jem një lojtar stoli, dua që ky të jetë viti im. Qëllimi im është të luaj 40 ndeshje sezonin e ardhshëm dhe të jem i rëndësishëm kudo që të jem. Transferimi? Ju duhet të bisedoni me klubin. “- u shpreh spanjolli.

Mesa duket lojtari po mendon për një largim nga Madridi, sepse dëshiron që të luajë më shumë, dhe tek madrilenët nuk e ka të sigurtë vendin e titullarit. Prandaj një transferim në Milano, do të ishte shumë pozitiv për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat