Ikën Daja

Futboll

Ikën Daja

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 15:06
Ikën Daja

Heshjte dhe vetëm heshtje. Kjo është situata tek Flamurtari. Janë kryer disa lëvizje të rëndësishme në dalje, ndërsa deri më tani askush nuk ka shkuar në Vlorë përveçse për të shijuar bregdetin e mrekullueshëm.

Nuk diskutohet që ka ende kohë, por jo aq shumë sa për të qëndruar plotësisht të qetë. Ilir Daja është shkëputur me mirëkuptim nga klubi, të cilit i dhuroi njohuritë e tij dhe e dërgoi sportivisht në Europë, pavarësisht se borxhet e penguan aventurën europiane. Nuk ka pasur asnjë debat dhe gjithçka është mbyllur me një shtrëngim duarsh mes tij dhe administratorit Idrizi.

Flamurtari klasifikohet me të drejtë si një ndër klubet me histori në Shqipëri dhe kandidatët për të marrë vendin e Dajës nuk mungojnë, megjithatë burime të besueshme kanë konfirmuar për SuperSport se alternativa numër 1 për të drejtuar kuqezinjtë është një ish-futbollist i kësaj skuadre. Fjala është për Julian Ahmtajn. Elbasanasi ishte një ndër trajnerët më të mirë në edicionin që përfundoi, duke realizuar një mrekulli me Luftëtarin, ku e mori skuadrën me një këmbë e gjysmë në kategorinë e parë dhe jo vetëm e shpëtoi, por e dërgoi deri në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Bisedimet kanë nisur dhe edhe pse ende nuk është mbyllur gjjithçka, gjasat janë të shumta që trajneri i ardhshëm i Flamurtarit të jetë pikërisht Julian Ahmtaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat