Presidenti i Argjentinës: Argjentina? Një katastrofë!

Futboll

Presidenti i Argjentinës: Argjentina? Një katastrofë!

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 16:02
Presidenti i Argjentinës: Argjentina? Një katastrofë!

Argjentina është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës pasi ka mundur 2:0 Venezuelën në çerekfinale. Pavarësisht nga kjo, presidenti i vendit, Mauricio Macri, nuk është aspak i kënaqur me ecurinë e kombëtares në vitet e fundit.

"Todo Noticias" ka publikuar një video, në të cilën shfaqet Macri duke folur për rendimentin e "Seleccion" me presidentin e Francës, Macron, gjatë mbledhjes së G20-ës.  

I pyetur nga Macron në lidhje me kombëtaren e tij, Macri ka thënë: "Argjentina? Një katastrofë! Kemi lojtarin më të mirë në botë... dhe asgjë!". 

Tani i takon skuadrës së Scaloni-t ta përgënjeshtrojë, duke filluar nga gjysmëfinalja e ardhshme e Kupës së Amerikës, që Messi me shokë do ta luajnë kundër rivalëve të përjetshëm të Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat