Argjentina, Lautaro përgatitet për ndeshjen e ëndrrave

Futboll

Argjentina, Lautaro përgatitet për ndeshjen e ëndrrave

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 18:22
Lautaro Martinez

Sulmuesi i Inter-it, Lautaro Martinez, ka qenë protagonist në fitoren 2-0 të marrë nga Argjentina kundër Venezuelës në çerekfinalet e Kupës së Amerikë. Ka qenë ai, në fakt, që ka zhbllokuar takimin me një goditje magjike me thembër. 

"Kemi bërë një pjesë të parë të mirë në aspektin fizik. Ndihemi mirë dhe jemi të lumtur. Kemi luajtur ashtu siç donim, na ka ndihmuar edhe goli i shënuar shumë shpejt dhe më pas e kemi mbyllur takimin dhe kemi siguruar gjysmëfinalen", ka thënë Martinez. 

"Demi" është golashënuesi më i mirë i Argjentinës së Scaloni-t me 6 realizime. "Më vjen mirë për këtë. Unë punoj për   të dhënë maksimumin dhe për të ndihmuar skuadrën. Nuk ka gjë më të bukur se të veshësh fanellën e kombëtares". 

Kundërshtari i Argjentinës në gjysmëfinale do të jetë Brazili, një ndeshje ëndrrash për Lautaro-n: "Çfarë do të thotë për mua kjo ndeshje? Është një ëndërr. Do të përballemi me një kundërshtar shumë të vështirë, që për më tepër luan në shtëpi. Do t'i studiojmë mirë dhe do të japim maksimumin në  fushën e lojës, siç kemi bërë deri tani", ka përfunduar sulmuesi argjentinas. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat