Zgjidhet ngërçi, portieri Berisha pranë klubit të ri!

Futboll

Zgjidhet ngërçi, portieri Berisha pranë klubit të ri!

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 18:48
Etrit Berisha

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, do të ndajë rrugët me Atalantan në fund të sezonit. Ai nuk do të marrë pjesë në Champions League, pasi trajneri Gasperini ka zgjedhur Gollinin si titullar. 

30-vjeçar ka pas vetes SPAL-in dhe marrëdhëniet e mira mes të dy klubeve mund të ndikojnë për të arritur marrëveshjen. Berisha kërkon që të jetë titullar dhe të luajë si titullar. 

Gasperini ishte në dyshim nëse do të humbiste portierin shqiptar, por tani duket se e ka ndarë mendjen për ta lënë të lirë drejt SPAL-it. Marrëveshja e përfolur prej javësh është shumë afër dhe tashmë vetëm pak ka mbetur për të zyrtarizuar gjithçka.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat