Sacchi: Ja pse Sarri do të ketë probleme tek Juventus

Futboll

Sacchi: Ja pse Sarri do të ketë probleme tek Juventus

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 18:53
Arrigo Sacchi

Arrigo Sacchi ka paralajmëruar se Maurizio Sarri do të ketë probleme te Juventus dhe shpjegon arsyen. 

Ish-trajneri i Napolit është zyrtarizuar si pasardhësi i Massimiliano Allegri-t. “Sarri do të ketë probleme, sepse ai është duke propozuar ide të reja dhe kjo është diçka që nuk pranohet gjithmonë nga lojtarët,” shprehet ish-trajneri i Milanit dhe Italisë. 

“Klubi ka për detyrë të mbështesë trajnerin, në të njëjtën mënyrë se si Berlusconi më mbështeti mua në vitet 80’. 

Mendoj se presidenti Agnelli ka bërë një lëvizje të mrekullueshme me afrimin e Sarrit. Ai ka nisur një revolucion i cili mund t’i shërbejë futbollit italian. Ky është një hap përpara në pikëpamjen kulturore.

Kur emëron Sarrin, kërkon të fitosh, por kërkon edhe ta bësh duke zhvilluar futboll të bukur, spektakël dhe emocione.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat