Morina “godet” Prishtinën, afër largimit nga klubi

Futboll

Morina “godet” Prishtinën, afër largimit nga klubi

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 19:53
Arbnor Morina

Pas disa mospajtimeve me klubin e Prishtinës, Arbnor Morina është drejt largimit nga posti i drejtorit sportiv të klubit kryeqytetas, shkruan Gazeta Metro.

Edhe pas 6 viteve pritje, Prishtina nuk arriti as edhe në sezonin e fundit të shpallet kampion në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit nuk arritën as trofeun e Kupës së Kosovës, e për mos marrjen e përgjegjësisë nga askush, Arbnor Morina është drejt largimit.

Drejtori sportiv i Prishtinës ka folur për Gazetën Metro, ku ka treguar për gjërat me të cilat ai nuk po pajtohet.

“Kontrata ime më përfundon tani, e unë nuk po pajtohem me disa gjëra në klub. Për këto gjëra e kam njoftuar edhe presidentin e klubit” – tha fillimisht ish futbollisti dhe trajneri i shumë skuadrave.

“Gjërat janë të lidhura me mos fitimin e titullit dhe kupës, si dhe me mospërgjegjësinë për këtë situatë. Të gjitha këto dhe arsyet tjera do t’i bëj publike në kuvend të klubit dhe pastaj në opinion” – ka deklaruar Morian për Metron.

Ndryshe, Prishtina zhgënjeu edhe në ndeshjen e parë parakualifikuese në Ligën e Evropës, duke barazuar 1-1 ndaj St. Joseph’s. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 2 korrik në Gjilbraltar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat