Sneijder ndalohet nga policia holandeze, mësoni arsyen

Futboll

Sneijder ndalohet nga policia holandeze, mësoni arsyen

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 20:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Fantazisti 35-vjeçar holandez, Wesley Sneijder e ka tepruar vërtetë shumë disa net më parë në qytetin e Utrechtit, duke detyruar policinë lokale ta ndalojë për disa orë.

Ish mesfushori i Interit të tripletës, që aktualisht luan për Al Gharrafën në Katar, ka dëmtuar një makinë, në gjendje të dehur, në orët e vona të natës.

Dëmi që i ka shkaktuar Sneijder makinës, është llogaritur në 6000 euro, shifër të cilën fantazisti e ka paguar kur i ka dalë pija, për t’u lënë i lirë nga policia holandeze.

Kujtojmë që Sneijder nuk po kalon fort ditë të mira, pasi vetëm pak ditë më parë u divorcua edhe nga bashkëshortja e tij, Yolanthe Cabau. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat