Henry: Liverpool do të fokusohet në Premierligë sezonin tjetër

Futboll

Henry: Liverpool do të fokusohet në Premierligë sezonin tjetër

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 20:32
Liverpool

Henry ka dhënë disa komente rreth sezonit të ardhshëm, saktësisht synimeve të Liverpool.

Bosi i Liverpool, John Henry ka thënë se ‘The Reds’ do të fokusohen më shumë në triumfin në Premierligë, duke lënë anash Ligën e Kampionëve.

Ka 30 vite që skuadra nga ‘Anfield’ nuk ka triumfuar në kampionatin anglez, duke bërë kështu që kjo të jetë dëshira kryesore e tifozëve të skuadrës.

Triumfi në Ligën e Kampionëve ishte i këndshëm për Liverpool, por nuk përmbushi maksimalisht ndjenjat e tifozëve.

Kështu, Henry thotë se edicionin e ardhshëm skuadra do të fokusohet maksimalisht për triumfin në Premierligë.

“Për mua, triumfi në Evropë është më i madh sesa ai në Angli, por është e vërtetë se tifozët e duan triumfin në Angli” ka thënë Henry.

“E di se do të fokusohemi në Premierligë vitin tjetër” ka bërë të ditur bosi i ‘The Reds’. Mbetet të shihet nëse skuadra e Liverpool, e udhëhequr nga Klopp do t’ia dali të triumfoj në Premierligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat