Federer: Messi është më i miri në histori të futbollit

Futboll

Federer: Messi është më i miri në histori të futbollit

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 21:33
Roger Federer, Lionel Messi

Në debatin rreth lojtarit më të mirë në historinë e futbollit është përfshirë edhe Roger Federer.

Federer i cili në sportin e tij (Tenis) konsiderohet si më i miri, ka dhënë komentet e tij për më të mirin në botën e futbollit.

Zvicerani ka zgjedhur emrin e argjentinasit Lionel Messi, në mesin e emrave të shumtë si Ronaldo, Pele apo Maradona.

“Mendoj se Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit” ka thënë fillimisht Federer.

“Më pëlqen ta shoh ata tek luan dhe shpresoj se një dit ai ta fitojë Kupën e Botës” ka thënë ndër të tjerash më i miri i tenisit.

Messi aktualisht po synon që të fitojë Kupën e Amerikës, që do të ishte trofeu i parë me kombëtare, pas medaljes olimpike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat