Te Napoli e presin me padurim, lojtari tremb Ancelottin me deklaratën

Futboll

Te Napoli e presin me padurim, lojtari tremb Ancelottin me deklaratën

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 23:08
Carlo Ancelotti

James Rodriguez pritet të jetë blerja më e rëndësishme e merkatos së verës për skuadrën e Napolit. Kolumbiani nuk do të luajë as me Bayern Mynih, fanellën e së cilës veshi dy sezonet e fundit dhe as me Real Madrid, që ka kartonin e lojtarit.

Pas eliminimit të Kolumbisë nga Kupa e Amerikës Latine (u mund me penallti nga Kili), Rodriguez ka folur për të ardhmen e tij, duke befasuar disi me deklaratën e dhënë. “Nuk e di ende ku do të luaj sezonin tjetër. Kam ende 3 javë kohë për të menduar”, thotë Rodrigez.

Sulmuesi kolumbian, më tej shton: “Nuk varet çdo gjë nga unë, pasi për të ardhmen duhet të flas me skuadrën e Real Madrid, që do të vendosë për mua”. Napoli ka kohë që pret lojtarin, me të cilin ka arritur parimisht dakord për t’u tranfseruar në Serinë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat