De Laurentiis zbulon problemin e madh të Sarri-t

Futboll

De Laurentiis zbulon problemin e madh të Sarri-t

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 01:05
Aurelio de Laurentiis

Presidenti i Napoli-t, Aurelio de Laurentiis, ka folur për merkaton dhe ish-trajnerin e tij në një intervistë të dhënë për "Radio Kiss Kiss". 

"Po mundohemi të kuptojmë se në çfarë drejtimi duhet të shkojmë për të bërë nja hap përpara dhe për të kuptuar si do ta bëjmë këtë. Falënderoj të gjithë ata që më thonë se cilin lojtar duhet të marr. Më argëton, por e di se çfarë duhet të bëj", ka thënë numri një i napolitanëve. 

Në lidhje me James Rodriguez: "Po punojmë në disa drejtime, duam të kuptojmë se cila është zgjidhja më e mirë për Napoli-n", ka thënë De Laurentiis, i cili ka bërë edhe një batutë për Maurizio Sarri-n.

"Ancelotti ka të drejtë kur thotë se moduli i lojës ka rëndësi deri në  njëfarë pike, sepse kundërshtari nuk të lejon gjithmonë të bësh lojën që do. Maurizio ka pasur vështirësi të punojë në Angli, sepse nuk mund të luhet gjithmonë në një mënyrë të vetme, nuk ka rregulla fikse". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat