Man Utd dhe Arsenal në garë për yllin e Dortmund

Futboll

Man Utd dhe Arsenal në garë për yllin e Dortmund

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 06:32
Jacob Bruun Larsen

Gjigantët e Premierligës, Arsenal dhe Manchester United, janë futur në garë për yllin e Borussia Dortmund.

‘The Sun’ raporton se Jacob Bruun Larsen është lojtari që po vëzhgohet nga dyshja e Premierligës.

Larsen është 20 vjeçar dhe po shihet si një prej lojtarëve më premtues në futbollin e Bundesligas.

Lojtari arriti të depërtonte në ekipin e parë të Dortmund në sezonin 2018/19, duke regjistruar disa paraqitje të mira.

Ai vlerësohet me një çmim prej 15 milionë funteve, shifër kjo që mund të arrihet nga të dyja skuadrat.

Mbetet të shihet nëse ndonjëra prej Man Utd apo Arsenal do të arrijë ta bind lojtarin që të kalojë në Angli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat