Lille transferon falas yllin e PSG

Futboll

Lille transferon falas yllin e PSG

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 06:57
Timothy Weah

Skuadra franceze Lille, ka arritur ta transferojë me parametra zero yllin e Paris Saint Germain.

Kampionët e Ligue 1, PSG, duket se nuk do të kryejnë më llogari në reprezentuesin e ShBA, Timothy Weah.

Pasi e dërguan një vit në formë huazimi tek Celtic, skuadra e PSG ka vendosur që ta transferojë në formë permanente yllin amerikan.

Weah do të largohet në drejtim të Lille, si transferim i lirë.

Në 13 ndeshje sezonin e kaluar me Celtic, Weah regjistroi 3 gola dhe shtoi një asistim, për tu ndëshkuar dy herë me karton të verdh.

Rikthimi i tij në Ligue 1 do të jetë një ndihmë e madhe për Lille, të cilët pritet të largojnë nga skuadra emra si Nicolas Pepe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat