Financimi i blerjes së Lukaku, Inter shet dyshen zikaltër

Futboll

Financimi i blerjes së Lukaku, Inter shet dyshen zikaltër

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:08
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku mbetet në krye të listës së dëshirave të trajnerit të ri të Inter, Antonio Conte për të përmirësuar kualitetin e kontigjentit zikaltër. Sipas raportimeve të fundit që mbërrijnë nga tabloidi britanik “The Sun”, drejtuesit e klubit nga Milano kanë nisur të punojnë për blerjen e sulmuesit belg.

Për finalizimin e transferimit të Lukaku, gjithsesi, zikaltërit do të duhet të kënaqin kërkesat financiare të Manchester United që janë fiksuar në shifrën e 80 milioni euro. Një shumë, për sigurimin e të cilës, Inter ka për qëllim të shesë Joao Mario dhe Dalbert. Ndërkohë që i pari shumë shpejt mund të bashkohet me Monaco, mbrojtësi është i kërkuar si nga ekipi i principatës, po ashtu edhe nga Lyon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat