Rooney injoron legjendën

Futboll

Rooney injoron legjendën

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:22
Rooney injoron legjendën

Wayne Rooney ka fshirë nga kujtesa e tij sir Alex Ferguson.

Në një intervistë të dhënë për “The Mirror” ish-sulmuesi i Manchester United deklaroi se Louis Van Gaal kishte qenë trajneri më i mirë me të cilin ai kishte punuar në karrierë.

"Van Gaal është absolutisht trajneri më i mirë me të cilin kam punuar, 100%. Për aftësitë e tij taktike, mënyrën e përgatitjes së ndeshjeve dhe qëllimin e tij mbi detajet më të vogla, e kam konsideruar fantastik”, komentoi ish-sulmuesi i Manchester United dhe Anglisë. 

“E admiroja shumë, nuk kisha parë kurrë më parë gjëra të tilla. Van Gaal e di që mënyra me të cilën ai punon është e vështirë për futbollistët dhe për këtë kemi folur bashkë gjatë”, deklaroi Rooney.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat