Napoli i frikësohet shkëmbimit James – Pogba

Futboll

Napoli i frikësohet shkëmbimit James – Pogba

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:36
Foto

James Rodriguez ka kaluar dy sezonet e fundit si i huazuar tek Bayern Munich, por skuadra gjermane nuk ka shfrytëzuar të drejtën për blerjen e kolumbianit.

James nuk ka vend as në planet e Zinedine Zidane, kështu që ai është në kërkim të një skuadre të re.

Napoli janë shumë afër që të nënshkruajnë me mesfushorin me tipare sulmuese, por italianët po i frikësohen një lëvizjeje të mundshme me Manchester United.

Pogba po e dëshiron me çdo kusht largimin nga ‘Old Trafford’, me Real Madridin si destinacion të mundshëm.

Kështu, mendohet se Real Madrid dhe Manchester United mund të arrijnë një marrëveshje shkëmbimi për James – Pogba.

Në rast se kjo gjë do të ndodhte, Napoli do të mbetej pa shërbimet e yllit kolumbian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat