Habit Fabinho: Ky është lojtari që Klopp e quan të pazëvendësueshëm

Futboll

Habit Fabinho: Ky është lojtari që Klopp e quan të pazëvendësueshëm

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:50
Fabinho

Mesfushori brazilian Fabinho ka treguar se cili është lojtari që trajneri Jurgen Klopp e konsideron si të pazëvendësueshëm te Liverpool. Sipas tij, sulmuesi Roberto Firmino është lojtari që trajneri gjerman e konsideron si shumë të rëndësishëm në skemat e tij.

Firmino ka realizuar 66 gola në 191 ndeshje me fanellën e Liverpool, që kur erdhi nga Hoffenheim në vitin 2015. “Klopp e ka pranuar vetë se për të Firmino është i pazëvendësueshëm te “reds”. Ai është në qendër të veprimeve sulmuese të ekipit tonë”, thotë Fabinho.

“Falë karakteristikave të tij, ai ndihmon shumë si kolegët e tij në sulm ashtu edhe mesfushorët të gjejnë hapësirat e duhura për të shënuar. Jo vetëm kaq, por ai është një golashënues. Këtë gjë Klopp e vlerëson shumë, ndaj e ka të preferuarin e tij”, u shpreh Fabinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat