Tirana nuk e donte më në skuadër,

Futboll

Tirana nuk e donte më në skuadër,

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 16:24
Tirana nuk e donte më në skuadër,

 

Toka e premtuar e futbollistëve me nivel mesatar dhe poshtë nuk është as Amerika e as Kina, por shtetet arabike. Niveli i futbollit mesatar dhe pagesat shumë të majme. 

Emri i ri që i bashkohet Al Arabi FC, skuadër në Kuvajt, është Tony Mawejje. Mesfushori afrikan mbylli sezonin me bardheblutë dhe trajneri Ardian Mema dha miratimin e tij që të mos zgjaste kontratën me 28-vjeçarin. 

Lojtari i kombëtares së Ugandës është prezantuar zyrtarisht nga skuadra nga Kuvajti.

Ai la Tiranën pas dy sezonesh ku ishte një nga titullarët fiks të ekipit kryeqytetas. Mawejje ndihmoi Tiranën të ngjitej në Superiore, por dhe të qëndronte në elitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat