Miftari i bashkohet Shkupit

Futboll

Miftari i bashkohet Shkupit

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 16:34
Miftari i bashkohet Shkupit

Skuadrës së Shkupit dy ditë më parë i është bashkuar edhe portieri 23 vjeçar Alban Miftari, me të cilin kryesia ka arritur marrëveshje një vjeçare. Miftari është një nga “fëmijët” e ekipit tonë pasi që hapat e para të sportit të futbollit i bëri pikërisht në shkollat e futbollit të FC Shkupi.

Andaj është kënaqësi që pikërisht futbollistët që kanë dalë nga shkolla jonë, sot mundë të themi me krenari se do të jenë bartës të së ardhmes.

“Jam shumë i kënaqur që rikthehem në shtëpinë time, aty ku u formova si portier. Shpresoj se do ti kënaqi stafin teknik dhe “Shvercerat”. Këtu në Bolu ndihem shumë mirë me shokët me të cilët kemi kaluar shumë kohë së bashku.

Pas tri viteve të kaluara jashtë klubit të zemrës, po rikthehem me eksperiencë më të madhe dhe besoj se kjo do të më motivon më tepër. Tani e shoh se kam të bëjë punë me klub profesional dhe me ambient ku ndihem komod”, ka thënë Miftari.

Të përkujtojmë se Alban Miftari nga ekipi ynë një sezon kishte luajtur me ekipin e “Skopjes”, kur edhe kjo skuadër u kthye në Ligën e Parë, më pas për një vit ishte pjesë e ekipit të KF Ferizaji, ndërsa gjashtë muajt e fundit luajti me ekipin e KF Vitia që garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat