Adnan Januzaj fotografohet në fshatin e tij me djalin e politikanit të famshëm

Futboll

Adnan Januzaj fotografohet në fshatin e tij me djalin e politikanit të famshëm

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 18:21
Adnan Januzaj

Djali i Abedin Januzajt dhe futbollisti i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, këto ditë të nxehta vere po qëndron në Kosovë.

Ai është parë pranë varrit të heroit tonë kombëtar, Adem Jasharit, dhe më pas në vendlindjen e tij në Istog. Së fundi, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Gani Dreshaj, e postoi një fotografi me një mbishkrim.

Në atë fotografi shihet i biri i tij, Rioni, me një fanellë të Manchester Cityt bashkë me Adnan Januzajn.

Dreshaj nuk përton t’i thurë elozhe Januzajt pavarësisht se ai refuzoi me dhjetëra raste të luante për Shqipërinë, e më vonë edhe për Kosovën.

Z.Januzaj së fundi nuk po ftohet nga kombëtarja e Belgjikës në futboll por është transferuar në Andaluzi te Sevilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat