Makelele: Më ‘detyruan’ të largohem nga Real Madridi

Futboll

Makelele: Më ‘detyruan’ të largohem nga Real Madridi

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 00:53
Makelele

Makele ka zbuluar se nuk është larguar me dëshirë nga Real Madridi në vitin 2003.

Claude Makelele, në një intervistë për të përditshmen MARCA, ka folur për tema të ndryshme, duke u ndalur edhe te largimi i tij nga “Santiago Bernabeu” në vitin 2003.

Duke treguar se sa i madh si klub është Reali dhe që ende e do, Makelele nuk hezitoi të tregojë se nuk është larguar me dëshirë nga “Santiago Bernabeu”.

“Një muaj në Real Madridi është sikur një vit në çdo klub tjetër në botë”, u shpreh fillimisht Makelele.

“A pendohesh që je larguar nga Madridi? Natyrisht që po! Ama unë nuk kam dashur të largohem, më kanë shtyrë pak. Një lojtar kurrë nuk dëshiron të largohet nga Reali”.

“A je lodhur një ditë së vrapuari për galaktikët? Jo, jo! Të gjithë e dinin punën që kishin dhe se çfarë duhej të bënin në fushë. Del Bosque bëri një ekip në të cilin të gjithë e dinin se çfarë pritej. Ata që ishin në bankë kuptuan se ata që luanin ishte për shkak se bënin më mirë. Del Bosque e trajtoi në mënyrë të përkryer grupin”.

“Kujtimi më i mirë në vitet e tua në Madrid? Çdo ditë. Presioni është gjithmonë atë, nuk mund ta largosh. Në epokën tonë, flitej gjatë gjithë kohës që do të largohen gjithë ekipi, do të mbesin 2-3 lojtarë. Kështu është historia e këtij klubi. Duhet ta dish se në çfarë ekipi po shkon. Historia e Real Madridit peshon shumë”.

Pavarësisht se nuk është larguar me dëshirën e tij nga Reali, Makelele s’ka asnjë dyshim se Reali është klubi më i mirë në botë.

“Reali më ka dhënë shumë, jo vetëm në futboll, por edhe si person. Për mua ata janë klubi më i mirë në botë. Janë klub unik në çdo gjë. Këtë e dinë në Spanjë, por edhe në gjithë botën”.

Makelele ka luajtur për Realin nga viti 200o deri më 2003, ku ka bërë 140 paraqitje dhe ka shënuar 1 gol.

Në verën e vitit 2003, ai u transferua te Chelsea, ku luajti 5 sezone.

Makelele bëri 217 paraqitje për “Blutë e Londrës” duke shënuar 2 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat