Guardiola: Nuk kam se pse të largohem nga City

Futboll

Guardiola: Nuk kam se pse të largohem nga City

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 09:23
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është krenar me suksesin e arritur në Angli.

Guardiola do të jetë në sezonin e katërt si trajner i Manchester Cityt, numër i njëjtë sezonesh sa kaloi tek Barcelona para se të shkonte në Bayern për tri vite.

Ai insiston se nuk ka ndonjë arsye për tu larguar nga kampionët e Premier Ligës.

Çfarë unë pëleqej është se une e kam bërë të qartë se ata që thanë se nuk mund të luani në Angli ashtu si luani në Gjermani ishin gabim”, tha fillimisht Guardiola.

“Ne nuk pranojmë shumë gola dhe ne dominojmë në posedim të topit. Kemi të njëjtat ide që kemi pasur kur kemi stërvitur ekipin rinor të Barçës në divizionin e tretë”.

"Unë kam gjithçka këtu, sinqerisht, gjithçka që kam nevojë. Duke punuar në shtëpi, është e vështirë sepse emocionet janë shumë intensive dhe konferencat e shtypit janë më të vështira", përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat