Vëllai i Higuain: Gonzalo qëndron te Juventusi

Futboll

Vëllai i Higuain: Gonzalo qëndron te Juventusi

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 13:22
Gonzalo Higuain

Sulmuesi argjentinas kërkohet nga shumë skuadra evropiane.

Gonzalo Higuain është kthyer sot edhe zyrtarisht te Juventusi pas huazimit, fillimisht te Milani e më pash edhe te Chelsea.

Për sulmuesin argjentinas është folur se ka oferta të ndryshme edhe nga Serie A, por vëllai i tij që është edhe menaxher i lojtarit, ka konfirmuar që El Pipita në Itali do të luajë vetëm me fanellën e Juves.

“Duhet të konfirmoj se në Itali, Gonzalo do të luajë vetëm me Juventusin”, ka shkruar Nicolas në Twitter .

“Kemi edhe dy vite të tjera kontratë me klubin bardhezi dhe do t’i respektojmë ato”.

Higuain është një prej lojtarëve të preferuar të trajnerit Maurizio Sarri, por konkurrenca e madhe në fazën e sulmit mund ta detyrojë argjentinasin të qëndrojë më shumë në stol, ose të zgjedh të transferohet në një kampionat tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat