Lë Europën për të drejtuar në Azi, bëhet trajneri më i paguar në Kinë

Futboll

Lë Europën për të drejtuar në Azi, bëhet trajneri më i paguar në Kinë

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 22:43
Rafa Benitez

Rafa Benitez do të jetë trajneri i ri i skuadrës kineze të Dalian Yifang, ekip që luan në Superligë. Trajneri spanjoll ka pranuar ofertën e majme që ka ardhur nga Kina, lajm që konfirmohet nga e përditshmja britanike “Sky Sports”.

Benitez divorcoi vetëm pak ditë më parë nga Newcastle, ekip që e drejtoi tri sezonet e fundit në Premier League. Transferimi i trajnerit të njohur spanjoll pritet të zyrtarizohet që ditën e martë.

Trajneri aktual i ekipit të Dalian Yifang, korenao-jugori Choi Kang Hee, ka paraqitur sot në mbrëmje dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

Nga ky transferim, Benitez pritet të arkëtojë 12 milionë stërlina në sezon, dyfishi i rrogës që ai merrte te Newcastle. Me këtë kontratë, spanjolli bëhet trajneri më i paguar në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat