Ja se çfarë thotë Mirel Josa para ndeshjes së sotme

Futboll

Ja se çfarë thotë Mirel Josa para ndeshjes së sotme

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 09:53
Mirel Josa

Prishtina do luaj sot ndeshjen e dytë ndaj skuadres nga Gjibraltari, St Joseph’s.

Ky takim pritet të filloj nga ora 17:45, sipas kohës tonë lokale, shkruan Gazetaolle.com.

Para ndeshjës trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka thënë se nëse futbollistët japin njëqindpërqind nga forca e tyre atëherë to ta fitojnë ndeshjen.

“Është e rëndësishme të rikuperojmë skuadrën nga udhëtimi dhe të japim maksimumin nesër duke qenë se për ne ka shumë rëndësi ndeshja për vazhdimësinë e skuadrës, për mënyrën se si do të vazhdoj të ndërtohet kjo skuadër. Por, edhe për prestigjin tonë si futboll duhet se s’bënë që skuadra të japi maksimumin. Unë jam i qetë për faktin sepse futbollistët i shoh, ata futbollistë që janë në gjendjen maksimale, jam i sigurt se do të japin njëqindpërqindtë dhe nëse futbollistët e japin këtë jam i sigurt që ne do ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë kryetrajneri Josa për ‘prishtinafc.com’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat