Ai më la pa gjumë gjithë natën...

Futboll

Ai më la pa gjumë gjithë natën...

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 12:07
Ai më la pa gjumë gjithë natën...

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, më saktë në 2:30 do të zhvillohet gjysmëfinalja e madhe e Copa America mes Brazilit dhe Argjentinës.

Në lidhje me këtë ndeshje foli trajneri i Brazilit, Tite, i cili theksoi se është një ndeshje me shumë tension dhe pranoi se prezenca e Lionel Messit në fushë e ka lënë pa gjumë natën.

"Ka shumë gjëra, por kam edhe shumë pritshmëri. Nuk fle gjatë natës për këtë ndeshje, por jam i sigurt ajo do të jetë një sfidë e madhe. Natën e së dielës u zgjova në 3, mora shënimet e mia dhe fillova të studioj dhe të reflektoj”, tha fillimisht Tite.

Messi? “Ai bën diferencën në çdo kohë, nuk mund ta neutralizojmë, por vetëm mund ta kufizojmë atë.”

Suksesi në kualifikimin për Kupën e Botës në Rusi? "Fitorja nuk na jep avantazh, kjo është një ndeshje në vetvete që gjithkush e përjeton në maksimum, duke pasur parasysh rivalitetin e madh midis argjentinasve dhe brazilianëve", përfundoi trajneri i Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat