Kur fillon Kampionati Shqiptar?

Futboll

Kur fillon Kampionati Shqiptar?

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 12:10
Kur fillon Kampionati Shqiptar?

Tashmë ka një datë për fillimin e kampionatit. Burime të sigurta të “Panorama Sport” në FSHF konfirmuan dje se Sektori i Garave ka vendosur që Kategoria Superiore për sezonin 2019-2020 të nisë të shtunën e 24 gushtit.

Konfirmimin zyrtar për këtë datë do ta japë të premten Komiteti Ekzekutiv, i cili në mbledhjen e parë në kuadër të sezonit të ri futbollist, do të marrë disa vendime shumë të rëndësishme.

Pas miratimit të datave për Superioren, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, kampionatet U-17 dhe U-19, futbollin e femrave, por edhe Superkupën e Shqipërisë, Komiteti do të shqyrtojë disa propozime që ka bërë Komisioni i Garave i Ligës Profesioniste.

Nuk është çudi që sezoni të mos nisë me finalen e Superkupës, Partizani-Kukësi, ashtu siç ka ndodhur çdo vit. Ka një kërkesë që Superkupa të zhvillohet në dimër (dhjetor ose janar), por varet se çfarë do të vendosë KE.

Ndërkohë, me interes pritet se si do të bëhet formula e Kategorisë së Parë për sezonin e ardhshëm, ku në lojë janë disa variante. Në ndryshim nga sezoni i kaluar, kur Superiorja nisi që më 17 gusht, këtë herë sektori i garave ka fiksuar datën 24 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat