Prishtina mëton kualifikimin në Gjibraltar

Futboll

Prishtina mëton kualifikimin në Gjibraltar

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 12:19
Prishtina mëton kualifikimin në Gjibraltar

Prishtina mëton kualifikimin në Gjibraltar. Ndeshjen e dytë të raundit parakualifikues të UEFA Europa League ndërmjet St Joseph’s - Prishtina (1:1) e cila nis sot nga ora 17:45, do ta gjykojnë gjyqtarë nga San Marino të prirë nga gjyqtari kryesor, Luca Barbeno dhe të ndihmuar nga Francesco Lunardon, Salvatore Tuttifruti dhe Michele Scarpino.

“Është e rëndësishme të rikuperojmë skuadrën nga udhëtimi dhe të japim maksimumin sot duke qenë se për ne ka shumë rëndësi ndeshja për vazhdimësinë e skuadrës, për mënyrën se si do të vazhdoj të ndërtohet kjo skuadër.

Por, edhe për prestigjin tonë si futboll duhet se s’bënë që skuadra të japi maksimumin.

Unë jam i qetë për faktin sepse futbollistët i shoh, ata futbollistë që janë në gjendjen maksimale, jam i sigurt se do të japin njëqindpërqindtë  dhe nëse futbollistët e japin këtë jam i sigurt që ne do ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë kryetrajneri Mirel Josa. 

“Pas një rezultati të disfavorshëm në Prishtinë, mendoj se do të na pret edhe ndeshje më e vështirë se atje. Por, po e përsëritëm angazhimin sikurse në ndeshjen e parë në Prishtinë dhe po i përsëritëm të gjitha ato raste, krejt çfarë na duhet të konkretizojmë njërën nga to.

Normalisht që kemi ardhur të kalojmë raundin për të cilën besojmë shumë. Por, për të arritur atë duhet të japin edhe njëherë më shumë se që kemi dhënë në Prishtinë”, ka thënë Armend Thaqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat