Mbrojtësi i njohur shqiptar largohet nga klubi i tij

Futboll

Mbrojtësi i njohur shqiptar largohet nga klubi i tij

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 12:36
Mbrojtësi i njohur shqiptar largohet nga klubi i tij

Andi Lila nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e ekipit të PAS Gianninas. Futbollisti i kombëtares ndërpreu rrugët me mirëkuptim me skuadrën greke dhe tashmë është futbollist i lirë. 

Giannina ra në Kategorinë e dytë Greke, ndërsa Lila kaloi një dëmtim të rëndë.

Ai po përflitet për një rikthim në Shqipëri te Tirana. 

Drejtuesit grekë kanë konfirmuar gjithçka përmes një njoftimi në faqen zyrtare të “Facebook”-ut. 33-vjeçari mund të zgjedhë të mbyllë karrierën në Shqipëri pas eksperiencës jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat