Broja i bashkohet Partizanit, e merr numrin 8

Futboll

Broja i bashkohet Partizanit, e merr numrin 8

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 13:20
Broja

Afrimi më i fundit i Partizanit, Rron Broja, i është bashkuar skuadrës së “demave” në fazën përgatitore në Slloveni.

Mesfushori i lindur në Mitrovicë zgjodhi të vijojë karrierën në Shqipëri pas një eksperience 2-vjeçare te Shkupi.

Në fotot e publikuara nga klubi 23-vjeçari shihet teksa ka veshur uniformën me numrin tetë, numër ky që nuk qenë në përdorim te të kuqtë gjatë vitit të kaluar.

Mbajtësi i fundit i këtij numri te Partizani ka qenë mesfushori tetovar Emran Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat