Trajneri i Brazilit: Messi nuk ndalet, duhet ta ngadalësojmë

Futboll

Trajneri i Brazilit: Messi nuk ndalet, duhet ta ngadalësojmë

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 13:22
Messi

Brazili dhe Argjentina sonte do të ballafaqohen në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.

Trajneri i Brazilit, Tite, nuk kursen lëvdatat për lojtarin kundërshtar Lionel Messi, në prag të sfidës me Argjentinën.

Ndonëse Messi deri më tani nuk ka shfaqur gjithë potencialin e tij në këtë kompeticion, trajneri i Seleçaos, ka paralajmëruar lojtarët e tij që duhet të bëjnë kujdes të veçantë për ta ngadalësuar.

 “Ne nuk duhet të flasim vetëm për individualitet e Argjentinës. Ata e kanë përmirësuar shumë edhe lojën kolektive”, deklaroi Tite. “Është pikërisht loja e mirë kolektive që ndihmon nxjerrjen në pah të aftësive individuale. Askush nuk mund të ndalë Messin, thjesht duhet ta ngadalësosh apo neutralizosh veprimet e tij.”

Kujtojmë se fituesi i kësaj sfide do të luajë në finale me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinale mes Kilit dhe Perusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat