Kështu shkruan BBC për Prishtinën - Bota Sot
Kështu shkruan BBC për Prishtinën

Futboll

Kështu shkruan BBC për Prishtinën

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 13:31
Kështu shkruan BBC për Prishtinën

Fituesi i përballjes St Joseph’s dhe Prishtinës do të përballet me klubin e madh skocez, Rangers në rundin tjetër të Ligës së Evropës, shkruan BBC, transmeton Insporti. Ndeshja e parë në mes tyre përfundoi me barazim 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ky barazim ka lënë shije të hidhur te tifozët e Prishtinës pasi kanë pritur një fitore të lehtë ndaj një kundërshtari gjysmë-amator.

FC Prishtina e drejtuar nga Mirel Josa konsiderohet favorite në këtë ndeshje, por që nuk duhet harruar se kryeqytetasit kanë edhe disa mungesa sidomos në sulm.

Nga ana tjetër, kundërshtari eventual i FC Prishtinës, Rangers skuadër e cila drejtohet nga Steven Gerrard ka vazhduar me përgatitje.

Trajneri Gerrard është shprehur i kënaqur me përgatitjet e skuadrës së tij.

“Ka qenë një javë fantastike dhe djelmoshat kanë bërë punë të mirë. Le të shohim se me kë do të përballemi në Evropë tani”, tha Gerrard për Rangers TV.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...