Man Unitedi, optimist për të ardhmen e De Geas

Futboll

Man Unitedi, optimist për të ardhmen e De Geas

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 14:32
David De Gea

Manchester Unitedit nuk i janë shuar shpresat se portieri David De Gea do të nënshkruajë kontratë të re me klubin anglez, përkundër që dy palët nuk janë afër të arrijnë marrëveshjen për këtë rinovim të kontratës.

Kontrata e portierit spanjoll me “Djajtë e kuq” përfundon verën e ardhshme, pasi që Manchester Unitedi u detyrua ta shfrytëzojë klauzolën për t’ia zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër.

Përfaqësuesit e De Geas janë në bisedime me hierarkinë e Manchester Unitedit. Drejtori ekzekutiv i klubit, Ed Woodward, dhe kryetari i zhvillimeve korporatave, Matt Judge, besojnë se De Gea do të qëndrojë edhe më tej në “Old Trafford”.

Çfarëdo oferte e re do të bënte që De Gea të fitonte pagë pothuajse të njëjtë me Paul Pogban, i cili paguhet rreth 290 mijë euro në javë.

De Gea është në pozitë të mirë në këto negociata pasi që Manchester Unitedi nuk dëshiron ta lejojë atë të largohet si transferim i lirë gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme, kur spanjollit i përfundon kontrata.

Nëse 28-vjeçari nuk pranon të nënshkruajë kontratë të re me Manchester Unitedin, klubi anglez mund të detyrohet ta shesë atë gjatë kësaj vere apo gjatë afatit kalimtar të janarit për ta fituar një shumë parash.

Manchester Unitedi është për momentin në kërkim të një drejtori teknik, i cili do t’i ndihmonte klubin ta krijojë një strategji dhe plan afatgjatë, mirëpo Rio Ferdinand, i cili besohej se do të emërohet në këtë pozitë, tani raportohet se është vetëm një propozim nga jashtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat