Analiza sensacionale tregon sa do të kushtonte në tregun e sotëm transferimi i Ronaldos nga Barça tek Interi

Futboll

Analiza sensacionale tregon sa do të kushtonte në tregun e sotëm transferimi i Ronaldos nga Barça tek Interi

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 16:15
Ronaldo

Ka pasur shumë spekulime për rritjen e çmimit të lojtarëve në afatin aktual kalimtar.

Duket se klubet kanë tendencë të paguajnë më shumë që prej transferimit 222 milionësh të Neymarit nga Barcelona te Paris Saint-Germaini.

Lojtarë jo shumë të njohur si përshembull Fred i cili iu bashkua Manchester Unitedit për 60 milionë në vitin 2018 dhe Kepa Arrizabalaga, i cili i kushtoi Chelseat plot 80 milionë, nënvizojnë situatën e eskaluar në treguan e transferimeve.

Sidoqoftë, sipas një analize nga “Player Ratings”, transferimi i Ronaldo Nazarios nga Barça tek Interi në vitin 1997 do të kushtonte plot 434 milionë euro në tregun e sotëm, që do ta bënte atë lojtarin më të shtrenjtë në histori.

Transferimi i tij nga Spanja në Itali do ta bënte atë më shumë se 200 milionë më të shtrenjtë se Neymari, i cili nuk do të ishte as i dyti në listë.

Në fakt, i dyti do të ishte mesfushori Michel Platini, i cili u transferua nga Saint-Etienne te Juventusi më 1982.

Ai u transferua për një shumë normale atëkohë, por sipas “Player Ratings”, sot ky transferim do të kushtonte 334 milionë euro.

Nëse merret parasysh inflacioni, Neymar është në fakt lojtari i pestë më i shtrenjtë në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat