Roma në bisedime me Zaniolo për të rinovuar kontratën

Futboll

Roma në bisedime me Zaniolo për të rinovuar kontratën

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 16:44
Nicolo Zaniolo

Roma njofton se do të hapë bisedimet me agjentin e Nicolo Zaniolo të martën mbi një kontratë të re për mesfushorin.

Sipas Sport Mediaset, një takim është planifikuar sot midis drejtorit sportiv të Romës Gianluca Petrachi dhe menaxherit të Zaniolo, Claudio Vigorelli.

Gazeta shpjegon se klubi dhe lojtari janë të lumtur të vazhdojnë së bashku dhe se një marrëveshje duhet arrihet në shumë prej 2 milionë euro plus bonuse shtesë.

20-vjeçari aktualisht po feston ditëlindjen e tij në Greqi, por brenda javës do të mësohet gjithçka sa i përket të ardhmes së tij.

The Daily Mail mëson se Tottenham Hotspur ishin gati ta shesin mbrojtësin, Tony Alderweireld për t’i sigurua shërbimet e Zaniolo-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat