Cristiano Ronaldo heq qafe Bonuccin: dikur lider, pastaj tradhëtar dhe tani... sërish në shitje!

Futboll

Cristiano Ronaldo heq qafe Bonuccin: dikur lider, pastaj tradhëtar dhe tani... sërish në shitje!

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 17:07
Ronaldo dhe Bonucci

Dy vite më parë, transferimi i tij nga Juventusi te Milani ishte një rrufe në qiell të hapur... Leonardo Bonucci largohej nga shtëpia e tij, Torino, pas muajsh të tërë debati dhe krisjesh me trajnerin Massimiliano Allegri.

Një divorc që nisi të formohej pak nga pak që me stolin në tribunë në ndeshjen Porto-Juventus dhe disa prapaskena të tjera në dhomat e zhveshjes. Plot 42 mln euro, kontratë për pesë vite dhe pritje si një top player, ose ndryshe "ai që do të ndryshonte ekuilibrat në Serie A".

Milani i dorëzoi edhe shiritin e kapitenit. Por, nga e thëna në të bërë, shumë gjëra ndryshuan. Bonucci nuk u shfaq në nivelet më të mira dhe zhgënjeu totalisht.

Kështu, pasi Juventusi tentoi të merrte Godin por pa sukses, drejtuesit e klubit bardhezi vendosën të kthenin në shtëpi mbrojtësin italian, duke përfshirë në shkëmbimin me kuqezinjtë Caldaran dhe Gonzalo Higuain, përveç se 16 mln eurot e huazimit për argjentinasin.

Dukej sikur shkëmbimi i interesonte të gjithëve, deri kur penalltia e humbur nga Pipita në Milan-Juventus ndryshoi rrjedhën. Bonucci, këtë sezon, bëri mirë, edhe pse tifozët e Juventusit dhe vetë Massimiliano Allegri prisnin më shumë.

Kanë kaluar dy vera që kur Milani e transferoi në "San Siro", por sërish e njëjta situatë paraqitet për mbrojtësin italian, sidomos duke parë se Matthijs De Ligt pritet të jetë blerja e re bardhezi. Manchester City mund të jetë destinacioni i Bonuccit, me Pep Guardiolan që ende e dëshiron, por duhen rreth 35 mln euro për t'ia marrë "Zonjës".

Një tjetër problem mbetet rroga e tij, pasi fiton 7 mln euro në sezon dhe me moshën që ka janë ende shumë për dikë që nuk bën diferencën. Për të tretën herë radhazi, mbrojtësi rrezikon të ndryshojë sërish ekip brenda pak vitesh dhe për të dytën herë nga Juventusi dhe këtë herë fajin mund ta ketë Cristiano Ronaldo dhe ajo ftesë për De Ligt ("Eja te Juventusi") pas Portugali-Holandë, Liga e Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat