"Bild" e quan një thesar, Bayern firmos me mega-talentin e londinezëve

Futboll

"Bild" e quan një thesar, Bayern firmos me mega-talentin e londinezëve

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 17:36
Jamal Musiala

Talenti i Chelsea-t Jamal Musiala ka firmosur me Bayern Munich, këtë e raporton e përditshmja gjermane Bild. 

Mesfushori me tipare sulmuesi i cili mund të luajë edhe si sulmues ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me gjigantët e Bundesliga-s. 

Duhet theksuar se agjenti i 16-vjeçarit është Bradley Hudson-Odoi, vëllai dhe agjenti i Callum Hudson-Odoi. 

Ky i fundit ka muaj të tërë që përflitet për një kalim te bavarezët dhe javën e kaluar është raportuar se The Blues kanë refuzuar një tjetër ofertë për 18-vjeçarin. 

Ndërkohë Musiala pretendohet të jetë një nga lojtarët më të mirë të grupmoshës së tij. Bild e ka quajtur thesari i Chelsea dhe një mega-talent. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat