Mediat italiane konfirmuan se sot është gjetur trupi i pajetë i futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, e cila u zhduk të shtunën në orët e pasdites në liqenin e Comos në Itali.
“Floriana Ismaili u gjet në fund të liqenit të Comos”, raportohet nga mediat e huaja, po ashtu edhe nga 20min e Zvicrës.
Florijana ka qenë pjesë e kombëtares së Zvicrës dhe kapitene e ekipit zviceran Youn Boys nga Bernë. Lojtare jashtëzakonisht e mirë, që nuk kishte më shumë se 24 vite. Pas një operacioni të gjerë nga ekipet italiane të shpëtimit, trupi i pajetë i lojtares është gjet në një thellësi prej 204 metrash.
Mediat italiane raportojnë se ekipet e kërkimit e kanë lokalizuar trupin e 24-vjeçares në një thellësi prej 204 metrave afër vendit ku kishte kërcyer në ujë nga një anije që e kishte marrë me qira bashkë me një mike të veten.
Ndërkaq, gazeta zvicerane "Blick" shkruan: "Trupi i Florijana Ismailit gjendet".