Lazio nuk do ta shesë Saviqin

Futboll

Lazio nuk do ta shesë Saviqin

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 17:44
Milinkoviq-Saviq

Shefi i Lazios, Igli Tare insiston që Sergej Milinkoviq-Saviq do të qëndrojë në ekip edhe sezonin e ardhshëm.

Mesfushori serb këtë verë kërkohej nga PSG dhe Juventus.

Ai tha se edhe nëse vijnë oferta nga klube të tjera, Lazio është e kënaqur të vazhdojë bashkëpunimin.

“Edhe nëse vjen ndonjë ofertë ne do të i marrim në konsideratë, mirëpo klubi dhe lojtari janë të kënaqur që të vazhdojnë se bashku”, deklaroi ai.

Milinkoviq-Saviq ka kontratë me Lazio deri në 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat