Ademi: Me trishtim të thellë e mora lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të futbollistes

Futboll

Ademi: Me trishtim të thellë e mora lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të futbollistes

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 19:05
Ademi: Me trishtim të thellë e mora lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të futbollistes

E nderuara familje e Florijana Ismailit! Me trishtim të thellë e mora lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të më të dashurës suaj, futbollistes me shumë vlera, Florijanës!

Lajmi për zhdukjen e vajzës suaj na ka tronditur të gjithëve në Kosovë dhe të gjithë luteshim për të, por ja që tani jemi të detyruar që të lutemi që shpirti i saj të prehet në paqe.

Në këto momente të vështira për Ju, në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, ju lutem që të pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e hershme të më të dashurës suaj.

Ikja e hershme Florijanës, e cila la gjurmë në futbollin zviceran dhe e përfaqësojë kombin shqiptar në mënyrën më të mirë të mundshme, ka shkaktuar dhembje të madhe tek mbarë opinioni në Kosovë.

Gjithmonë do ta kujtojmë si një vajzë të përkushtuar dhe si një futbolliste të nivelit botëror.

U prehtë në paqe shpirti i saj!, shkruan Agim Ademi, president i FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat