Prishtina pa zemër, turpërohet në Gjibraltar 

Futboll

Prishtina pa zemër, turpërohet në Gjibraltar 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2019 Në ora: 19:46
Prishtina pa zemër, turpërohet në Gjibraltar 

As laiku më i madh nuk e kishte besuar dhe as që e kishte pritur se skuadra me renome Prishtina do të eliminohet nga amatorët e St Josephs’s nga Gjibraltari. Prishtina turpërohet në Gjibraltar duke u mposhtur me rezultat 2:0  nga St Josephs’s, në ndeshjen e kthimit parakualifikues të Europa League në futboll.

Që nga minuta e 48-të, Prishtina mbetet pa dy lojtarë në fushë dhe kjo ishte një epërsi numerike për vendasit. Sfida e parë në “Fadil Vokrri” kishte përfunduar me 1:1 dhe St Josephs’s kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 3:1. Prishtina pa zemër, që askush nuk e priste se do të tronditej nga kjo ekip.

Fillimisht kur ishte hedhur shorti të gjithë e kishin vlerësuar si një short me fat për bardhekaltrit që do ta kalojnë këtë ekip pa ndonjë problem, por qe doli ndryshe. St Josephs’s që nuk ta mbushte syrin bëri mrekullinë, e befasoi Prishtinën që nuk tregoi atë që pritej nga të gjithë. Kryetrajneri i Prishtinës, Mirel Josa, gjithsesi se është i dëshpëruar, sidomos nga kjo humbje e rëndë nga një ekip amatore. Gjithçka u lehtësua për vendasit kur Leotrim Bekteshi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, derisa më pas me karton direkt të kuq u ndëshkua Armend Dallku.

Në minuta vijues vendasit kalojnë në epërsi përmes Federico Martion Villar, ndërsa fitoren e thelloi Juanfri në minutën e 80-ta. Humbje tronditëse e Prishtinës, e aq me tepër ka zhgënjyer tifozët e flaktë të saj.

Ditë të vështira për Mirel Josën, i cili nuk e ka nisur aspak mirë edicionin. Nuk duhet harruar se Prishtina ka pasur mungesë edhe sulmuesin Alban Shillova, për shkak të lëndimit, por as kjo nuk e justifikon humbjen nga një ekip modeste siç është St Josephs’s. Një dihet, presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi, me kryesinë e klubit, i kanë krijuar të gjitha kushtet lojtarëve, por çuditërisht nuk ia shpërblyen me lojë e fitore, çudi se si ata nuk arritën ta mundin St Josephs’sin.  
 

St Josephs’s-Prishtina 2:0

Stadiumi “Victoria Stadium” në Gjibraltar.

Gjyqtar: L. Barbeno. 
Shënues: Villar (75') e Juanfri (80').
Kartonat e verdhë: Torres, Ferrer, Pecci – Bekteshi, Dallku, Miftaraj, Abdul Basit.
Karton e kuq: Rojas -  Bekteshi (pas dy të verdhëve), Dallku (direkt).  
St Josephs’s: Fran Mateo, Lobato, Villar, Rojas, Torres, Gonzalez (Hernandez 84’), Pecci, Ferrer (Cornejo 71’), Juanfri, Boro, Martinez (Cano 86’).
Prishtina: Bekaj, Thaçi, Bekteshi, Dallku, Bashiru, Miftaraj, Ahmeti (Abdul Basit 56’), Mankenda, Krasniqi, Uka (Haliti 53’), Boshnjaku (Korenica 76’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat