Haradinaj ngushëllon familjen e Florijana Ismailit

Futboll

Haradinaj ngushëllon familjen e Florijana Ismailit

Nga: A.M. Më: 2 korrik 2019 Në ora: 20:14
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndihet i pikëlluar me lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të shqiptares, Florijana Ismaili.

Ai ka shkruar përmes një postimi në Faceboo, ka ngushëlluar familjen Ismaili për vdekjen tragjike të Florijanës.

Postimi i plotë:

Thellësisht i pikëlluar me lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të shqiptares, Florijana Ismaili, futbolliste e kombëtarës zvicerane.

Në këto çaste të rënda, duke ndarë dhimbjen me familjen Ismaili, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat