Boll me të rinj, Inter përgatit blerjen e madhe

Futboll

Boll me të rinj, Inter përgatit blerjen e madhe

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 21:34
Romelu Lukaku

Inter zyrtarizoi nënshkrimin me Valentino Lazaro dhe pritet që sot të zyrtarizohet edhe Stefano Sensi si blerja e dytë, ndërsa Diego Godin u afrua si lojtar i lirë.

Gjithsesi këto blerje në nivel mesatar janë mbyllur prej kohësh nga Inter dhe tani fokusi është në blerjet e mëdha.

Romelu Lukaku është emri më i nxehtë. Sulmuesi belg është kthyer nga pushimet dhe kërkon që e ardhmja e tij të jetë në Milano, me fanellën zikaltër. Mes tyre ndodhet Manchester United, që bën rezistencë duke kërkuar shifër tepër të lartë.

“Sky Sport” raporton se Inter është vënë në lëvizje për të caktuar një takim zyrtar me klubin anglez dhe shumë shpejt do të fillojnë edhe kontaktet zyrtare mes klubeve.

Zikaltrit do të paraqiten tek “Djajtë e Kuq” me një ofertë fillestare: huazim me detyrim blerje. Sezoni i parë i Lukaku në Milano pritet të jetë në formë huazimi, ndërsa pas një viti Inter është i detyruar për ta blerë për shifrën e 70 milionë eurove.

Kjo do të jetë oferta fillestare, në pritje të reagimit dhe kërkesave të United, duhet të presim se kur do të vijë akordi mes palëve, pasi klubi anglez ka kërkuar 80 milionë euro për belgun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat