Werderi s’e do askënd si Rashicën, e befasojnë vushtrriasin menjëherë pas stërvitjes së parë

Futboll

Werderi s’e do askënd si Rashicën, e befasojnë vushtrriasin menjëherë pas stërvitjes së parë

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 22:52
Milot Rashica

Milot Rashica është rikthyer te Werder Bremen ku sot ka filluar përgatitjet për sezonin e ri.

Ylli që edicionin e kaluar u zgjodh lojtari i vitit tek Werder Bremen nga sot ka filluar të përgatitet për sezonin e ri.

22 vjeçari nga Vushtrria është aktiv në rrjetet sociale, derisa në postimin e tij të fundit atij i ka komentuar edhe faqja zyrtare e Werder Bremenit.

Image

Miloti ka postuar një foto në Instagram ku tregon se pushimet për të kanë mbaruar, derisa faqja zyrtare e Werderit ka lënë një koment.

“Pushimet janë kryer, rikthehemi në punë tani,” ka shkruar Rashica në Instagram.

Derisa faqja zyrtare e klubit gjerman është përkujdesur që ta befasojë atë me një koment që i ka lënë poshtë fotos.

“Të lumtur të shohim se këmbët tuaja akoma janë në zjarr”.

Ndryshe, nga edicioni i ri Milot Rashica te Werderi do ta bartë fanellën me numrin 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat